Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza ndaj ministreve Manastirliu dhe Koçiu për ngjarjen tek shkolla Fan Noli si dhe për sektorin e shëndetësisë, duke e cilësuar si një zonë ku kryhen “krime kundër njerëzimit.”

Ai ngriti shqetësime për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe mungesën e shërbimeve jetike për qytetarët, duke përmendur ilaçet e pamjaftueshme dhe aparaturat mjekësore jashtë funksionit për më shumë se tre vite.

Berisha theksoi se sëmundje si kanceri i gjirit mund të jenë plotësisht të trajtueshme nëse diagnostikohen herët, por për shkak të neglizhencës dhe korrupsionit në sistem, shumë pacientë humbasin jetën.

‘Po nëse ka sektor për krime kundër njerëzimit, është sektori i shëndetësisë. Avoketërit në studio thonë fjalë më të rënda për të sëmurët. Pse kjo? Sepse ata vdesin, vdesin nga ilaçet që nuk i marrin. Ju vidhni fondet. Mbi 3 vjet aparatura pa funksion. Kanceri i gjirit është plotësisht i mjekueshëm nëse kapet herët. Kur nuk stepesh para gjakut të një fëmije, ti je e rrezikshme. Një 14-vjeçar u ther në gjirin e shkollës. Krim kundër njerëzimit. 8.2 mld euro buxheti, 16 mln për 800 mijë pensionistë. Rrogat tuaja lart e më lart. Pretendoni se keni rritur rrogat. Nuk keni rritur as shkallët e indeksimit. Tuajat i keni rritur. Ne kërkojmë të respektoni kushtetutën përndryshe mosbindja civile do vij dhe në sallë. Nuk shkelmoni ju kushtetutën sipas qejfit tuaj. Edhe ti zonjë duhet të jesh shumë e kujdesshme.’

Artikulli paraprakNË KËRKIM PËR PRODHIM DHE SHITJE NARKOTIKËSH, ARRESTOHET 33-VJEÇARI
Artikulli tjetërRRUGA “ROZA LEJN” GATI PËR RIKONSTRUKSION