Në selinë e Partisë Demokratike vijon mbledhjen e parë Kryesia e re për të zgjedhur “kupolën” e re drejtuese të PD-së. Në një dalje për medie nga selia blu kreu i PD Sali Berisha tha se nuk do  të dublohen funksionet, por do të ketë shpërndarje sa më të gjerë.

“Ka patur dhe një synim kjo këtu prurje të reja dhe janë jo një por disa. Ne përpiqemi të mos dublikojmë funksionet, të gjithë ata që janë anëtarë kryesie largohen nga kryesia nuk mbajnë dhe anëtarin e kryesisë dhe sekretar. Po përpiqemi të bëjmë shpërndarje të mirë”, tha Berisha.

Flamur Noka dhe Arben Ristani janë dy kandidaturat që po diskutohen për rolin e Sekretarit të Përgjithshëm. Ndërkohë për postin e nënkryetarëve të partisë janë hedhur kandidaturat e Belind Këlliçit, Agron Shehajt, Oerd Bylykbashit dhe Luçiano Boçit. Po ditën e sotme pritet që të zgjidhen edhe drejtuesit e sekretariateve.

Artikulli paraprakMAJLINDA BREGU KANDIDATE PËR PRESIDENTE? JA SI PËRGJIGJET BERISHA
Artikulli tjetërPS HERMETIKE PËR PRESIDENTIN E RI/ NIS MBLEDHJA E KRYESISË