Sali Berisha: Në promovimin e këtij libri që është nga njëra anë homazh për kauzat e shoqërisë civile, të cilët në kushte të vështira kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza, por nga ana tjetër është një mesazh thirrje për shqiptarët të bashkohen me këto kauza të drejta, kauza të cilat kanë një emërues, mbrojtjen e lirive të shqiptarëve.

Është një nderim dhe homazh për ata që nesër do mbushin bulevardin në një protestë epike do thoja unë, të një rëndësisë jetike për vendin, pasi siç del çdo orë dhe çdo ditë, Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me liritë, financat, qenien, dinjitetin e qytetarëve.

Temperaturat janë të larta, por më e lartë është urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave të lirive, gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve.

Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe sëbashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta, që është barrakuda e protestës sonë, ne do ecim të pandalshëm në këtë rrugë sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as dhe një ditë të vetme.

Qytetarët janë njohur tashmë me mënyrën e paimagjinueshme të vjedhjes së parave të thesarit të shtetit duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile, njerëz të cilëve u kanë vjedhur kartat e ID, që s’kanë asnjë lidhje, por kanë vetëm një fat… mafia qeveritare e djegësave ka vendosur t’i përdora ata të vjedhë 60 mln euro, ndërkohë që qytetarëve që përballen me rritje të çmimeve nuk u kompensohen një qindarkë e vetme.

Artikulli paraprakMBLIDHET KOMITETI TEKNIK I EKSPERTËVE, TOMINI: NË 2 JAVËT E FUNDIT JANË RRITUR RASTET ME COVID
Artikulli tjetërNESËR PROTESTA/ ZBULOHET FLETËPALOSJA E PD: 7×7 ARSYE BËJNË 49 DHE JO 42