Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar vizitën e tij me demokratët në Shkodër. Ai u prit me ovacione nga qytetarët, simpatizantë të Partisë Demokratike.

Të pranishëm në “Foltoren” e ish-kryeminsitrit Berisha ishin nënkryetarja e PD Shkodër Irena Shestani, Sekretari Aleksandër Marleci, ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti në 2017, Lorenc Luka dhe anëtarë të kryesisë së PD. Berisha tha se nuk do të ndalet deri sa të heqë nga kryesia Lulzim Bashën, pasi sipas tij, nën drejtimin e tij Partia Demokratike nuk do të fitojë kurrë kundër qeverisë Rama.

Sipas Berishës Partia Demokratike është transformuar nga Lulzim Basha.Ish-kryeminstri tha se do të ndjekë deri në fund përmes rrugëve ligjore çdo padrejtësi që I është bërë nga Lulzim Basha ndërsa u zotua se do t’I kthejë qytetarëve besimin e humbur tek Partia Demokratike.

Nga “Foltorja” ish-kryeministrit Sali Berisha i bëri thirrje deputetëve demokratë që të mos pranojnë marrëveshje pa miratim nga Këshilli Kombëtar, ndërkohë që kërkoi edhe mbështetjen e qytetarëve shkodranë për të çuar deri në fund këtë përballje të tij me akuzat e Lulzim Bashës.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZJARRËFIKËSIT PUNOJNË MË SHUMË, PAGUHEN MË PAK
Artikulli tjetërMETA: SKENARI “SHQIPËRI PA OPOZITË” PO LUHET PREJ VITESH