Ish-kryeministri Sali Berisha njofton datën e protestës kombëtare, e cila sipas tij do të mbahet në Tiranë. Ai tha se beteja e jashtëzakonshme do mbahet në 7 korrik

Berisha u shpreh se është menduar që ajo të quhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë ndërsa e cilësoi atë një betejë të jashtëzakonshme.

“Protesta duhet të lindë aty ku lind e padrejta. Revolta duhet të lindë aty ku lind dhuna. PD do bëjë gjithçka që t’i jetësojë këto parime. Ky është një regjim që nuk Meriton të ekzistojë asnjë ditë. Përpiqem të rikujtoj bashkëbiseduesve të mi se pas vitit 1990 Ramiz Alia nuk ishte pa mbështetje. Televizionet e huaja e quanin Gorbaçovi i Ballkanit edhe pse vriste të rinj në katër anët e kufirit të Shqipërisë. Ato nuk përcilleshin ose injoroheshin. Unë nuk habitem kur dëgjoj deklarata në mbështetje të Edi Ramës.

E rëndësishme është që ne të marrim përgjegjësitë tona para shqiptarëve. Duhet të bazojmë qëllimin tonë në parime të drejta. Të luftosh se Edi Rama po Lufton korrupsionin pse mbush një sallë do të thotë të tallësh me shqiptarët. Në çdo licencë dhe leje ka vetëm vjedhje. Shefi i kadastrave thonin që janë djegur regjistrat. Lidhur me protestat mendoj se duhet të jenë shumë të forta, por ky problem duhet të jetë çështje e debatit të përbashkët. Një front kundër kësaj qeverie dhe këtij regjimi është jetik.

Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë apo me një emër tjetër do e shohim por ne do ne duhet të funksionojmë si fron. Më 7 Korrik është menduar të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Kjo është betejë e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin. Nuk ka asgjë të shkoni në Peshkopi”, theksoi ai.

Artikulli paraprakSHBA I NDALON RUSISË FLUTURIMIN SPECIAL, MINISTRIA E JASHTME: TREGOI ARMIQËSI KUNDËR VENDIT TONË, DO TË MARRIM MASA
Artikulli tjetër“FRONT PËR SHPËTIMIN E VENDIT”, BERISHA: NUK DO TË VOTOJNË MË SHQIPTARËT PA VOTUAR EMIGRANTËT ATJE KU JANË