Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se shpallja ‘non grata’ e tij nga DASH, është sponsorizuar nga filantropi George Soros. Ai tha gjatë foltores në qytetin e Bilishtit, se e gjitha ka nisur kur Berisha kundërshtoi ndarjen e kufijve të Kosovës.

Madje sipas tij, edhe Reforma në Drejtësi në Shqipëri është diktuar nga Soros, duke pretenduar më tej, se ambasadorja aktuale e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, mbështet ideologjinë e multimilionerit.

“Nuk njoh vend më shumë se Amerikën. Kam bërë gjithçka me bashkëpunimin me atë vend të bekuar. Në këtë rast, vendosa që asnjë miku të mos i kërkoj asnjë ndihmë. Të ballafaqohem si shqiptar, si çdo njeri që i thotë dinjitetit njerëzor dinjitet. George Soros është amerikan, shumë i fuqishëm, por është armik i demokracisë shqiptare. Çfarë bëri ky. Ky është sponsorizuesi, hartuesi, Edi Rama s’e bënte dot kurrë masakrën në sistemin e drejtësisë po të mos jetë fuqia financiare dhe politike e tij. Mirëpo çfarë solli me këtë reformë.

Ju nuk keni të drejtë të keni proces gjyqësor sipas kushtetutës. A mund të heshtja unë se ky miliarder do të merrej me shkatërrimin e drejtësisë, jo nuk mund të rrija. Ndaj kam kërkuar shpalljen non grata të Soros. Ndaj unë kundërshtova projektet e tij. Sot presidenti i SHBA ka sanksionuar me ligj ata që duan të prekin ndryshimin e kufijve. Shtetet e Bashkuara kanë opozitë dhe siç e dini ju, ministri i Jashtëm i Amerikës, e ka quajtur këtë vepër kryekëput të Geroge Soros. Sado që për mua është gjë e padrejtë. Çfarë përfaqëson zonja me disa qëndrime të saj, mendoni se përfaqëson SHBA-të? Përfaqëson Geroge Soros.

Ç’punë ka kjo me 29 nëntorin. Për herë të parë na del dhe uron 29 nëntorin. Njëherë bën zëdhënësen e Lul Bashës, duke thënë që protesta është thërritur nga PD. Kjo është SHBA? Jo. Kjo është politikë e Sorosit, i cili ka fuqi të madh në vendin e tij, por ne qëndrojmë në të drejtat tona, parimet tona dhe po mbrojmë vlerat e BE, e të SHBA-së. Përfaqësues të shteteve të BE më kanë çuar mesazhe mbështetëse”, tha Berisha.

Artikulli paraprakMINISTRIA E SHËNDETËSISË PUBLIKON SHIFRAT E COVID-19 NË VENDIN TONË PËR 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërÇUDIRA NË PANAIRIN E TIRANËS: VAJZA TË ZHVESHURA ME PESHQIR LËVIZIN NËPËR STENDA!