Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar për faktin se DASH shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Balla shprehet se afera e CEZ është dosja më korruptive për Shqipërinë në 30 vjet dhe se veprimet e ish-kryeministrit i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit shqiptar.

Postimi i Taulant Ballës:

Afera CEZ është dosja më korruptive për Shqipërinë në këto 30 vite. Veprimet e Berishës i kushtuan 414 milionë euro dëme shtetit  shqiptar.

Kjo çështje nuk mund të mbyllet. Personat e përfshirë në këtë aferë duhet të hetohen duke filluar me Sali Berishën.

Artikulli paraprakDASH SHPALLI ‘NON GRATA’ SALI BERISHËN DHE FAMILJEN E TIJ, VJEN REAGIMI I PARË NGA PD
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË: 24 RASTE TË REJA DHE 2 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT