Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar deputetët e Partisë Socialiste se protesta e opozitës e 27 janarit do të ‘rrëzojë’ qeverinë. Berisha pyeti deputetët socialistë se ku do të futen më 27 janar, pasi sipas tij, ata kanë ikur që sot. Ish-kryeministri e tha këtë, teksa u nis nga fakti që në sallë ishin shumë pak të pranishëm, ku shtoi se kanë mbetur një thelë.

“Keni ngelur një thelë këtu, gjithë ministrat të turpëruar nga vetja e tyre, të tmerruar nga super protesta që po afron, largohen nga Parlamenti dhe lënë këtu ikonën e nxirë të mega aferave më të mëdha në historinë e vendit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetaj. Ikën deputetët, nuk janë këtu as një e pesta e deputetëve. E thotë Hygo diku “Nuk njihej më as shef, as flamurtar”. Kështu jeni bërë, por çdo të bëni ditën e protestës. Ku do të futeni? Ua thoni shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Artikulli paraprakTAKIMI RAMA-TSIPRAS, NË FOKUS BISEDIMET E KORÇËS
Artikulli tjetërNISHANI NGA MALËSIA E MADHE: PO QEVERISEMI NGA ISH-PARTIA E PUNËS