Ish Kryeministri Sali Berisha pavarësisht përjashtimit të tij ditën e djeshme nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së selisë blu të Lulzim Bashës, në një deklaratë të tij ka bërë me dije se do të rikthehet ditën e hënë në Kuvend. Ndër të tjera Berisha shtoi se krahas aksionit të tyre do të bëjnë ç’është e mundur për të mos lënë pas dore aktivitetin parlamentar. Vendimet e Kryetarit të PD, Lulzim Bashës ai i konsideron si inekzistente dhe zëri i tij do të jetë i fuqishëm në Parlament duke filluar që nga dita e hënë.

‘Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një agjendë pak si të më veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament që sot për sot përqendrimin e të inkriminuarve e ka më të lartë se çdo institucion peniticiar.

Vendimet e Lul kimikut janë inekzistente. Ne i kemi shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit. Ai është kryetari i Ramës. Nuk është çështje selie apo zyre. Është çështje jetike e pluralizmit politik në Shqipëri. Nga e hëna e tutje në parlament do te jetë një zë i fuqishëm. Ne i kemi të gjithë vendet në parlament. Ne nuk lëvizim nga pozicionet tona.’, tha Berisha.

Artikulli paraprakOBSH: GJYSMA E EVROPËS DO INFEKTOHET NGA OMICRON BRENDA 6-8 JAVËSH
Artikulli tjetërDY AKTORË POZITIVË, TË TJERË TË DYSHUAR, TEATRI KOMBËTAR MBYLLET PËR SHKAK TË COVID-19