Sali Berisha ka paralajmëruar trazira gjatë zhvillim të revolucionin të nisur prej tij. Gjatë një takimi me strukturat e partisë në degët 1, 3 dhe 4 në kryeqytet ai paralajmëroi destabilitet pasi vendi sipas tij ndodhet në kushtet e monizmit dhe koha e stabilitetit ka marrë fund.

Në fjalën e tij, Berisha tha se protesta e 3 marsit, është një mënyrë për t’i bërë të qartë këtij regjimi se monizmi ka mbaruar dhe se do të bëhet gjithçka për rrëzimin e tij, përfshirë edhe mosbindjen civile.

“Protesta, ngjarje e rëndësishme për revolucionin. Me anë të saj duam t’i demonstrojmë regjimit që i bazuar në krim drogë e vjedhje ka vendosur monizmit, duam t’i demonstrojmë se në asnjë rast nuk do pajtohemi me monizmim e tij e do bëjmë gjithçka për të përmbysur atë. Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin”, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprak“DIGAT E HIDROCENTRALËVE JANË ZBRAZUR DUKE SHITUR ENERGJINË ME ÇMIM TË ULËT”, BERISHA: PARATË JANË NDARË ME BELINDËN E RAMËN
Artikulli tjetër“KOMUNIKIM POZITIV DHE KONSTRUKTIV”, KURTI REAGON PAS TAKIMIT ME VUÇIÇ