Ende pa filluar seanca plenare, deputetët e opozitës kanë zbarkuar në sallën e Kuvendit dhe kanë nisur të zbatojnë skenarin e tyre.

Siç shihet nga pamjet, deputetët e opozitës, ku i pranishëm është dhe Sali Berisha, kanë përmbysur karriget.

Ndërkohë, Garda ka ndërhyrë për t’iu paraprirë çdo situate. Kujtojmë se në seancën e kaluar pati përplasje fizike në Kuvend, duke sjellë edhe përjashtimin nga seancat të 6 deputetëve.

Ndërkaq, në një prononcim për mediat, në oborrin e Kuvendit, kryetari i PD-së Berisha thotë se Parlamenti nuk funksionon i rrethuar me njësi speciale duke iu referuar forcave të shumta që e rrethojnë atë pas paralajmërimit të opozitës se sot nuk do të zhvillohet një seancë plenare normale.

“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale.

Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.

Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi – Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte.

Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese”, deklaroi Sali Berisha.

Artikulli paraprakI MORËN KARRIGEN, REVOLTOHET DEPUTETI I PS XHEMAL QEFALIA PËRPLASET FIZIKISHT ME EDMOND SPAHON
Artikulli tjetërKAOS NË KUVEND, BERISHA: NE SHPALLIM GREVË