Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një reagimi në rrjetet sociale thënë se audi-përgjimet e publikuara nga media gjermane Bild janë faktuar lidhjet e Astrit Avylit me politikën caktojnë edhe fitoren e deputetëve.
“Gazeta gjermane Bild, me e madhja ne Europe shpartallon Ramen dhe narkoshtetin e tij. Ajo publikon për here te pare përgjimet te cilat faktojne se bosi i mafies dhe vrasesi Astrit Avdyli cakton deputetet dhe fitoren e tyre” shkruan Berisha.
Ndërkohë që ai ka ripublikuar edhe dy video montazhet e audio-përgjimeve të Bild. Në postimin e dytë Berisha shkruan:
“Bosi i mafies se klanit Avdylaj dhe vrasesi Astrit Avdyli ne telefon me kryetarin e Bashkise se Shijakut, Ardian Kokomani organizon takimin me Vangjush Dakon per te caktuar deputetet e Durresin, konkretisht per te caktuar deputet Ilir Ndraxhin.”