Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët, një ditë pasi tha se do i nënshtrohet votëbesimit. Berisha ka folur për humbjen e zgjedhjeve, riorganizimin e PD-së dhe çështje të tjera të nxehta.
Ai ka deklaruar se zgjedhjet u blenë haptazi nga mazhoranca.
A do të kemi protesta të fuqishme deri në rrëzimin e Ramës?
Berisha: Po bëjmë një analizë për dramën e këtyre zgjedhjeve. Mirëkuptoj çdo kërkesë nga mbështetësit tanë. I garantoj se PD do bëjë një analizë transparente. Jemi të angazhuar për të identifikuar e vërtetuar gjithçka bëri këto zgjedhje më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë. Analiza deri tani tregon në mënyrë të qartë se në një seri bashkish, nga veriu në jug, koalicioni “BF” i janë marrë përdhunshëm mandatet. me forcën e bandave. me përqendrim maksimal në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Elbasa, Sarandë.
Bonuset, 50 mijë lekë për 670 mijë pensionistë duke rritur e premtuar rritje rroge për mbi 200 mijë rrogëtarë, pa përmendur qindra mijëra leje legazime e akte të tjera, të gjitha të ndaluara me ligj në fushatë elektorale.
Zgjedhjet u blenë haptazi, sepse mbi 100 mln euro u shpërndanë për asfalte, zhavorre e rindërtime.
Disponojmë dokumente që në qendra votimi me dhjetëra votues figurojnë se kanë votuar ndërkohë që figurojnë se janë jashtë vendit. Po bëjmë një analizë serioze në zotimin se do mbrojmë votat e shqiptarëve. Do marrim të gjitha vendimet, sepse këtu vendime të vërteta veçse farsë, nuk ka.