Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Berisha theksoi se opozita duhet të shkojë deri në një përballje të fortë për të rrëzuar këtë qeveri.

‘Pikëpamja ime është që zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Por nuk do të thotë që ky do jetë vendimi i opozitës. Institucioni i votës ka marrë fund, dhe kjo është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur këtij vendi. Ministri gjerman që erdhi dha mesazhin e duhur.

Mos e merrni të mirëqenë tha ai, pasi i shef gjërat si shkojnë. Për mua mbetet që të mobilizohen të gjitha forcat për largimin e Ramës.

Unë gjykoj se proceset janë në zhvillim dhe ajo çka unë uroj dhe dëshiroj është ta shoh opozitën në një përballje deri në largimin e kësaj klike që është më e urryera pas Enver Hoxhës.

Mendoj se kjo opozitë po bën shumë, kur them po bën po e theksoj se duhet të bëjë edhe shumë më tepër. Vetëm kur të realizojë qëllimet ajo do quhet e suksesshme’, nënvizoi ish-kryeministri Sali Berisha.

Artikulli paraprakMOGHERINI TAKON NË NJU JORK UDHËHEQËSIT E BALLKANIT PERËNDIMOR
Artikulli tjetërSHKODËR, KONCERT MADHËSHTOR I 7 ORKESTRAVE FRYMORE