Lideri i PD Sali Berisha, në fjalën e tij nga dritarja e banesës, ku ndodhet në “arrest shtëpie”, ka përshëndetur Ilir Metën dhe Ervin Salianjin. Berisha tha se Meta e Salianji janë “qëndrestarë të pamposhtur në qelitë e narkoregjimit”.

“Përshëndes në emër tuaj, të demokratëve në mbarë vendin, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për qëndresën e tij të pamposhtur në qelitë e narkoregjimit.

Përshëndes nënkryetarin e grupit parlamentar të PD, deputetin guximtar Ervin Salianji që qëndron si luan në burgjet e regjimit dhe që e garantoj se nuk është e largët dita kur vendin e tij ta zënë kriminelët e pushtetit dhe bashkëpunëtorët e tyre”, tha Mal Berisha.

Fjala e kreut të PD Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju guximtarëve dhe guximtareve, misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë të kombit shqiptar, kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që përcjellin të vërtetat e censuruara nga mediat e narkoqeverisë tek qytetarët shqiptarë.

Përshëndes në emër tuaj, të demokratëve në mbarë vendin, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për qëndresën e tij të pamposhtur në qelitë e narkoregjimit.

Përshëndes nënkryetarin e grupit parlamentar të PD, deputetin guximtar Ervin Salianji që qëndron si luan në burgjet e regjimit dhe që e garantoj se nuk është e largët dita kur vendin e tij ta zënë kriminelët e pushtetit dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Artikulli paraprakKOSOVË, PRITSHMËRITË NGA ADMINISTRATA E RE AMERIKANE
Artikulli tjetërLUFTA RUSI-UKRAINË, MOSKA E GATSHME TË DËGJOJË PROPOZIMIN E TRUMP PËR T’I DHËNË FUND KONFLIKTIT