Sali Berisha ka përshëndetur mbajtjen e Samitit të BE në Tiranë. Ai e ka cilësuar këtë samit si një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen.

Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur. Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afer situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakPARALAJMËRON OBSH: NUK ËSHTË KOHA PËR ‘RELAKSIM’ NGA KORONAVIRUSI DHE GRIPI STINOR
Artikulli tjetërNESËR TË GJITHË ME SYTË NGA QIELLI PËR EKLIPSIN E DIELLIT, NJË NGA NGJARJET MË SPEKTAKOLARE