Statusi i plotë i Berishës në Facebook:

“Renia dramatike e eksporteve apo falimentimi i ekonomise nga piktori deshtak dhe surrogatet e tij! Te dashur miq, eksportet shqiptare ne muajin maj qe kaloi paten nje renie rekord. Sipas Instatit te Edi Rames muaji maj u mbyll me nje renie prej rreth 15% krahasuar me muajin maj te vitit 2015, duke shenuar keshtu renien me te madhe te eksporteve ne 25 vitet e fundit. Kjo renie e madhe e eksporteve e paprecedente ne 25 vitet e fundit, deshmon per renie te madhe te prodhimit dhe punesimit dhe investimeve ne ekonomine shqiptare. Kjo renie i detyrohet politikave te deshtuara xhahile ekonomike te piktorit xhahil ne ekonomi, korrrupsionit te lidhur direkt me Ramen dhe hajdutet e tjere te shtetit, lidhjeve te tij me krimin e organizuar dhe largimin masiv te investitorve te huaj nga Shqiperia. Paralel me kete renie kemi renien me rreth 40% te investimeve te huaja krahasuar me nje vit me pare. Shtoj ketu se investimet e huaja aktuale jane te gjitha kontrata te qeverise se mepareshme. Pervec ketyre eshte rritur ne progresion gjeometrik falimentimi i ndermarrjeve. Me piktorin deshtak dite shume me te veshtira i presin shqiptaret, buxhetin dhe ekonomin e punesimin e tyre. sb”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakRAMA I PËRGJIGJET BASHËS: KAPJA E DREJTËSISË, PËRRALLË ME GOGOL
Artikulli tjetërZBULOHET FANELLAT E REJA TË KOMBËTARES NË KUALIFIKUESET E BOTËRORIT