Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një takim udhëheqësit e PD në qarqe.

“Kërkova këtë mbledhje me ju në një moment shumë të veçantë, kur në arenën ndërkombëtare ka ndodhur ndryshime të një rëndësie të jashtëzakonshme, Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë përbën rikthimin më të madh me votën e lirë në të gjithë kohërat. Kjo është për SHBA dhe ndikimin e saj në botë.

Për ne shqiptarët përveç kombeve që përjetojnë luftën agresionin rus siç është kombi ukrainas, kjo fitore ka një rëndësi më të jashtëzakonshme se kudo tjetër sepse vendi ynë u shndërrua si askush tjetër në eksperimentin tragjik të doktrinës së George Soros.

Në Shqipëri një lloj dhe herë-herë edhe më fort se në SHBA, drejtësia me ndërhyrjen direkte të tij u shndërrua në armë politike të ekzekutivit. Detyra jonë është të qendrojmë siç qëndruam në mbrojtje të vlerave të programit tonë. Por duhet të jemi të sinqertë, ishte një arsye tjetër madhore që bëri që amerikanët të rikthenin presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ky ishte faktori ekonomik.

Ju jeni dëshmitarë që prej disa kohësh ne kemi parashtruar programin tonë ekonomik të emergjencës, i cili synon të rikthejë individin dhe problemet e tij jetësore, në qendër të veprimtarisë qeveritare drejtuese.

Kërkoj sot nga ju, në të gjithë axhendën tuja, çështje kryesore do të jetë ajo ekonomike”, tha ai.

Artikulli paraprakGËRRYERJA E LUMIT MAT PËR INERTE, ARRESTOHET 48-VJEÇARI
Artikulli tjetërDREJTORI I POLICISË PRODA TEK ‘SIGURIA’: PËR MASAKRËN E SHKODRËS SHUMË SHPEJT DO KEMI REZULTATE, E THEM ME GARANCI