Partia Demokratike prezanton raportin me gjetjet e zgjedhjeve të 14 majit, të cilat pretendon se janë vjedhur nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. Berisha nuk ka pranuar humbjen e thellë në këto zgjedhje ku opozita mori vetëm 7 bashki kundrejt 53 bashkive dhe 1 bashki e fitoi Mega.

“Kjo është farsa zgjedhore më e shëmtuar në 32 vite. Bazohet në qindra e mijëra fakte e dokumente të konstatuara në 4 anët e vendit”

Berisha thotë se gjetjet do të bëhen publike dhe në Amazonë.

“Gjetjet do të hidhen dhe në Amazonë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar për këtë farsë zgjedhore që ka për aktor kryesor Edi Ramën, person të inkriminuar kokë e këmbë që ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij korruptive.”

Artikulli paraprakVRASJA E BIZNESMENIT NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërURA E ZOGUT DREJT SHËMBJES SË PLOTË