Kreu i PD-së Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD, i pritur nga qindra mbështetës. Pas 11 muajsh, Berisha ka dalë nga shtëpia, ku ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe i është drejtuar selisë së PD, ku ka lajmëruar konferencë me gazetarët.

Me thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do” mbështetësit kanë pritur me duartrokitje dhe ovacione kreun e PD.

Artikulli paraprak“NË BE TË GJITHË, JO VETËM QEVERIA”, RAMA: LEGALIZIMET DUAN NJË PUNË VOLUMINOZE, JANË DETYRA SHTËPIE PËR TË HYRË NË BE
Artikulli tjetërSHKOLLA “ARBEN BROCI” HAP DYERT