Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë “zyrtare” të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së të Charles McGonigal në Shqipëri , dhe i arrestuar tashmë nga drejtësia amerikanë kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla

“Të dhënat dëshmojnë se, ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Edi Ramës, të këtij kryemafiozi, që tradhtoi vendin e tij, që u korruptua nga Edi Rama dhe që të dy, për qëllime dhe interesa personale, zhvilluan veprimtari antiamerikane, antishqiptare, antiligjore.

Në këtë kontekst, njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë ‘zyrtare’ të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla.

Këta kanë marrë pjesë në sistemin korruptiv të gjobave nga ekipi famëzi i McGonigal.SKAP-i partisë nuk do e hetojë këtë çështje sepse në çdo skaj, në çdo qoshe, fijet të çojnë te Edi Rama.Gjiknuri, i vetëdijshëm për veprimtarinë korruptive antiligjore, iu deklaroi medieve në krye të radhës se çdo gjë e kam bërë me porosi të Edi Ramës.

Ndërkohë theksoj se në krijimin e begraundit të favorshëm për gjobëvënie për McGonigal dhe ekipin e tij, një grup më i gjerë individësh i ka shërbyer këtij aktiviteti të pashembullt korruptiv.Bëhet e qartë se në funksion të këtij aktiviteti ishte thashethemi zyrtar, sipas të cilit lista u dorëzua nga Basha, Gabriel Escobar, apo Rama dhe natyrisht, Yuri Kim.

A ishte kjo një përpjekje për të krijuar një mjedis sa më receptiv ndaj gjobave të McGonigal dhe ekipit të tij, unë për këtë ftoj të hetojë Inspektorin e Përgjithshëm të DASH, FBI-në dhe Komisionin e Kongresit të SHBA.

Por ky gossip zyrtar, përbënte pa diskutim krijimin e terrenit më të favorshëm për gjobëvënies mafiozë, që thuhet se kanë mbledhur shuma dhjetëra e dhjetëra milionë”, u shpreh Berisha.

Nisur nga këto të dhëna, kryedemokrati kishte dhe një pyetje publike se pse ambasadorja e amerikane Yuri Kim mbështeti ish-kreun e PD-së Lulzim Bashën të akuzuar për financime ruse?

“Kam një pyetje për zonjën Yuri Kim: A mund t’u shpjegosh shqiptarëve, në emër të kujt bëre gjithçka për të mbështetur, pas akuzave të qarta të qeverisë tënde, zyrtare, për financime ruse të Lulzim Bashës, bëre gjithçka për të mbështetur qëndrimin e tij në krye të PD.

A ka lidhje kjo përpjekje e juaj me përpjekjen e McGonigal, që njëra kompani ruse të mos fitojë licencën, por të fitojë kompania tjetër, po e Gazpromit.Çfarë interesash mbronte zonja me mbështetjen e Lulzim Bashës për kryetar të PD?

Unë e ftoj Inspektorin e Përgjithshëm të hetojë qëndrimet e saj, të cilat nuk besoj kurrë se ligjet dhe se qeveria amerikane, mund të mbështeste siç mbështeti kjo me fanatizëm dhe verbëri për kryetar opozite një njeri, që raportet e inteligjencës e akuzonin për financim rus.

A duhet t’u kërkojë ajo ndjesë shqiptarëve?

Çfarë i konsideron shqiptarët zonja? Është mirë të flasë, ka stërfolur në të shkallë saqë krenohej se shpallej guvernatore, kurse tani hesht si fija e barit. E vërteta është se me heshtjen e saj flet më shumë se çdo deklaratë”, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha.

Po ashtu, Berisha theksoi se protesta e 3 marsit është anti-Rama, ndërsa shtoi se asgjë nuk e ndal revolucionin

“Protesta e 3 marsit është anti-Rama. Është kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që u bën shqiptarëve, kundër thikës që futi në marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën.

Protesta është: t’i dalim zot Shqipërisë. Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.

Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori.

Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë”, theksoi Berisha.

Artikulli paraprakTJETËR TËRMET I FUQISHËM GODET TURQINË, NJË I VDEKUR DHE MBI 69 PERSONA TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA ME NXËNËSIT E GJIMNAZIT “28 NËNTORI”: PUNË FANTASTIKE NË KRIJIMIN E APLIKACIONIT “VISITSHKODRA”