Lideri demokrat, Sali Berisha i ka konsideruar guximtarë protestuesit e Thumanës, të cilët prej të disatën herë përballen, sipas Berishës me narko-policinë. Sipas Berishës, rruga Thumanë-Kashar, është rruga e poshtërimit të 500 mijë banorëve nga Fushë-Kruja në Vermosh.

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, mbrojtës të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve, Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, përshëndetje të përzemërta për të gjithë ju, oratorët e kësaj platforme që me qëndresën tuaj, jeni bërë simbol frymëzimi i qëndresës së shqiptarëve ndaj diktaturës së bandave, diktaturës së një regjimi që sundon në aleancë me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Le tu çojmë ne sonte përshëndetjen më të përzemërt protestuesve guximtar të Thumanës, të cilët prej disa orësh përballen dhëmb për dhëmb me narko policinë në mbrojtje të të drejtave të tyre më themelore. Ata janë ngritur kundër ndëshkimit të pashembull që binomi Rama-lubiBalluku ju bëri me 20 kilometrat e para autostradë që ka ndërtuar në 11 vite nga Fushë Kruja gjer në Vermosh dhe Valbonë.

Një nga funksionet më themelore në të gjitha kohërat të një rruge ka qenë funksioni i tregut. Aty ku kalonte rruga, gëlonte e luzlëzonte tregu, tregtia, prodhimi. 20 km rrugë të Thumanës, Kashar-Thumanë janë segmenti i parë ndëshkues pë qytetarët, është rruga anti tregti, rruga e falimentimit, në vend që të ishte e lulëzimit, është e falimentimit të qindra bizneseve, rruga e diksrimiminimit e poshtërimit të 80 mijë banorëve të Krujës.

Rruga e poshtërimit për aq sa është dhe sa çka qene në çdo kohë diskriminimi poshtërim. Poshtërim të mbi 500 mijë banorëve që jetojnë nga Fushë Kruja në Vermosh e Valbonë. Rruga ku Edi Rama, ky urrejtës i shpifur i banorëve të veriut me Lubi Ballukun.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA HAMAS-IZRAEL, SHBA JEP PROPOZIMIN ‘URË’/ BISEDIMET VIJOJNË NË KAJRO, ÇFARË PRITET
Artikulli tjetërMOS U DEKURAJONI DHE BENI KOMPROMISE, PROJEKTE TË REJA DHE MUNDËSI NË DASHURI! HOROSKOPI PËR 17 GUSHT 2024