
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me pensionistët, ku kritikoi nivelin aktual të pensioneve dhe premtoi rritje të ndjeshme brenda tre muajve nga ardhja në pushtet e PD-së.
“2/3 e pensionistëve marrin nën 200 euro pensione. 3 muaj nga ardhja në qeveri e PD-së secili prej tyre do të marrë minimumin jetik prej 200 eurosh. Është e llogaritur nga avokati i popullit dhe organizata ndërkombëtare e punës. Kjo nuk të nxjerr nga varfëria, por të nxjerr nga varfëria ekstreme.
Qëllimi është të dalim në krye të rajonit për rroga dhe pensione. Jemi vendi më i pasur. Nuk ka asnjë rreth nesh që të ketë pasuritë tona, asnjë. Kemi pasuri natyrore të pafundme, kemi potencial turistik të jashtëzakonshëm, kemi tokë pak, por ndër më pjelloret”, tha ai.