Ish-Kryeministri Sali Berisha ndodhi paraditen e sotme në Lezhë, ku po feston bashkë me mbështetësit e tij nga ky qark, 31-vjetorin e themelimit të PD-së së Lezhës. Në fjalën e tij Berisha u përqendrua në barazinë që kërkon t’i japë demokratëve mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Ai tha se Edi Rama dhe pengu i tij duan të mbajnë peng pluralizmin në vend.

“Ne kemi një armik shumë më të rrezikshëm se ai që kishim para vitit 1990. Ai që kishim, ishte një diktator, i cili kishte urdhëruar vrasje politike, por prapë e kuptoi se uragani i lirisë nuk mund të ndalet. Sot jemi përballë një armiku të egër të pluralizmit. Sot jemi i vetmi vend, ku kreu i qeverisë, kreu i Meduzës, mendon se do mbajë peng pluralizmin në Shqipëri. Mendon dhe beson duke marrë peng Lulzim Bravën, do të mund të vazhdojë të shkelmojë mbi të drejtat e shqiptarëve, mbi interesat e shqiptarëve,” tha Berisha.

Duke e konsideruar 8 janar si faqja më e zezë në 30 vite e një qeverie shqiptare, Sali Berisha ripërsëriti deklaratën se urdhri për të ndërhyrë policia erdhi sipas tij nga Beogradi. ”

” Edi Rama rrethoi Lulzim Bravën, pengun e tij, jo vetëm me 8 oficerë garde, me në krye komandantin e rojes së personaliteteve, por Edi Rama i pajisi ata me të gjitha mjetet e dhunës të një policie agresive. Çfarë ndodhi? E shndërroi selinë e PD në një strofull krimi dhe kriminelësh, të cilët vendin e kishin në qeli dhe vetëm në qeli. Çfarë ndodhi? Më 8 janar, në një skenar të parapërgatitur, ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë, kundër demorkatëve paqësorë.

E them këtë të Beogradit, sepse Baston Stanishiçi është Mugosha i ri në PS dhe në Shqipëri. Mugosha i ri, e ka marrë 6 herë në telefon Edi Ramën, pas urdhrave që i vinin nga Beogradi. Mbro Lul Bravën. Ai nuk e mohoi këtë kur ia përplasën përfaqësuesit tanë,” tha Berisha.

Artikulli paraprakDITMIR BUSHATI: TË RINJTË TË BËHEN PJESË E POLITIKËS, VETËM KËSHTU E BËJMË SHQIPËRINË VEND EVROPIAN
Artikulli tjetërPUKË, TËRMET 4.8 BALLË, KRYEBASHKIAKU: 3 MLN EURO DËME