Sali Berisha vijon të merret me cështjen e Charles McGonigal dhe gjen justifikime për shpalljen e tij ‘non grata’ nga SHBA. Në daljen për mediat u shpreh se u sanksionua pasi nuk do të pranonte kurrë bashkëqeverisjen e PD me PS. Po ashtu shtoi se Edi Rama do të përfundojë njësoj si ish zyrtari i FBI për krim kundër vendit të tij.

“Unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë dhe kriminale të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama. Në dosjen shqiptare, gjithcka ekziston, ka vetëm 1 emër, Edi Rama, këshilltari i tij privat Duçka dhe miku i tij Agron Neza.

Pra gjithcka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë dhe personat A dhe B po kaq herë. Këto më detyruan të denoncoj partnerin e vet për veprimtari të dyshimtë. Ajo dispononte sic tha edhe fotografitë e shumta të Edi Ramës me McGonigal të bëra në kryeministri, të bëra në dreka dhe darka, në Shqipëri por edhe në restorantet më të kushtueshme të Neë York. Në këtë skenar me 2 akte, akti shqiptar është në disa aspekte tmerrësisht i rëndë sepse Edi Rama arriti të angazhojë fuqinë e FBI për shkatërrimin e opozitës shqiptare.

Nuk di nëse McGonigal ishte agjent i rekrutuar nga rusët apo jo dhe uroj shumë që të ketë qenë një njeri i korruptuar dhe jo që ka dhënë të dhënat që i dispononte pasi kjo do të kushtonte shumë e shumë jetë njerëzish, qindra e qindra vite burgje të heronjve të vërtetë që në kushte të vështira punojnë për sigurinë e botës së lirë por në rast të kundërt faqja më e zezë e dosjes McGonigal mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës dhe pluralizmit në Shqipëri. Skenari u zhvillua në 3 etapa, e para në zyrat e McGonigal kundër Nick Muzin, e cila u kurorëzua me ndjekje penale të Lulzim Bashës dhe mbylljen e asaj dosje nga Edi Rama.

Etapa e dytë ishte sanksionimi i Berishës për arsyen se s’do pranonte kurrë që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Yuri Kim luajti rolin duke shkelur cdo parim, cdo ligj e kushtetutë, luajti publikisht rolin e McGonigal për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët.

Etapa e tretë, Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabre për të qeverisur pa opozitë. Do të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit PD, pork jo dëshirë e tij merr fund, kjo ëndërr e tij bëhet pluhur. Aty ku përfundoi McGonigal, do të përfundojë dhe Rama si bashkëpunëtor në një krim të shëmtuar kundër vendit të tij”, tha Berisha.

Artikulli paraprakTEMPERATURAT E ULËTA, RAMA: KINI KUJDES PËRDORNI GOMA DIMRI NË ZONAT KU KA BORË E NGRICA
Artikulli tjetërTËRMETI NË TURQI, BERISHA: NGUSHËLLIME FAMILJEVE TË VIKTIMAVE DHE AUTORITETEVE VENDORE