Njësoj si Ilir Meta, edhe Sali Berisha thotë se vendimi që dha dje Apeli për vulën e PD tregon se Edi Rama është i tmerruar por demokratët janë të pamposhtur.

“Ky moment është dëhsmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij por e vërteta është edhe segmentet e mafies ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur, ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale duke i mbajtur një kufomë politike në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, sipas Edi Ramës dhe guvernatores Yuri Kim, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën politike kryesore opozitare.

Ky është paradoksi më i madh, jo për Edi Ramën se është me origjinë xhelatësh, por që përfaqësuesuesja e vendit të madh të lirisë të përpiqet me të gjitha mënyrat në shkelje më flagrante të Kushtetutës që opozita shqiptare të drejtohet nga një person i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky”, tha Berisha.

Artikulli paraprakMASAKRA ME TRE GRA TË VRARA, GJYKATA E TIRANËS LË NË BURG DAN HUTRËN! ASNJË SHENJË PENDIMI NGA VRASËSI SERIAL: E KISHA PLANIFIKUAR GJITHÇKA
Artikulli tjetërA DO TË MARRË PJESË NË ZGJEDHJE? BERISHA: KËRKOJNË TË NA LARGOJNË NGA GARA, POR…