Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit parlamentar u shpreh se kryeministri Edi Rama është i pashpresë përballë aferës McGonigal.

“I ngërthyer dhe i pashpresë në “RamaGate” , Edi Rama beson dhe mendon apo ka vendosur që ta kapërcejë këtë skandal duke paralizuar hetimin parlamentar, duke paralizuar të drejtat e deputetëve , të drejtën e fjalës. Ua bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë, se me këtë çështje me këtë skandal janë dëmtuar, interesat e mbarë shqiptarëve.

Shqiptarët janë dëshmitarë për mbështetjen që iu dha Ramës pavarësisht nga vjedhja e zgjedhjeve, apo grabitje e shfrenuara të fondeve buxhetit apo pasurive të shqitparëve dhe pas kësaj qëndronte dora e zezë e McGonigal”, tha ai.

Artikulli paraprak“ME QETËSI DHE DASHURI”, META PAS DËSHMISË NË SPAK: U PYETA PËR…
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI JAPONEZ NË KONFERENCË TË PËRBASHKËT ME RAMËN: FIRMOSËM NGRITJEN E DHOMËS SË TREGTISË SHQIPËRI-JAPONI