Për Sali Berishën teksa Tirana po zien dhe sipas tij “një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë”, Edi Rama mund të ketë ikur nga vendi.
“Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur. Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë”, tha Berisha.
Sipas tij ajo çka revoltuar në shkallë ekstreme shqiptarët është fakti se Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive të shndërrojë në mburojë të pushtetit të tij të korruptuar me korrupsion ndërkombëtarët.
“Unë kam denoncuar këtu këtë fenomen ndër më të rrezikshmit, që arrin në formën më kulmore në rastin e regjimit të Edi Ramës. Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së për të sulmuar, për të ndërmarrë veprime dhe akte kundër opozitës demokratike të një vendi me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj. SHBA udhëheqein me vlerat dhe parimet që ato mbrojnë. Edi Rama rekruton me korrupsion McGonigal për t’i futur thikën opozitës, për të çimentosur pushtetin korruptiv të Edi Ramës. Ai e ka kthyer zyrën e tij në çerdhen, në një kënetë të vërtetë korruptive.
Unë i bëj thirrje FBI dhe kongresit të Shteteve të Bashkuara të hetojnë se cilët janë pikat që e bashkuan Ramën me McGonigal, kush e solli dhe kush e rekomandoi? Kush qëndron në mes ndaj këtij akti makabër ndaj Shteteve të Bashkuara.
Edhe paraardhësi i McGonigal ka kontrata të firmosura me Qeverinë e Edi Ramës dhe që rezulton të jetë i implikuar direkt Të hetohet veprimtaria e McGonigal dhe paraardhësit të tij kundër demokracisë në Shqipëri”, tha Berisha.