Nga selia blu, Sali Berisha pas lajmit për arrestimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe detyrim paraqitje për të, tha se Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike.

Berisha: Edi Rama ka hyrë në agoninë e tij politike. Ai i tronditur gjer në palcë nga krimet e tij dhe aferat në të cilat nuk ka drejtësi në botë që e shpëton. Rama ka humbur mandatin e deputeti me tenderat që ka fituar thjeshtra e tij me kompaninë e saj, me tenderat që ka fituar burri i motrës së Linda Ramës, apo me implikimin e saj në bordet e Ramës.

Ai nuk është më deputet i republikës së Shqipërisë. Ai ka grabitur votën e shqiptarëve, dhe u damkos nga qytetarët e Kosovës si vllau i Vuçiçit, si argat i Beogradit, dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në Kuvend, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht për fshehje dokumentesh dhe bashkëpunim me bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën.

Artikulli paraprakÇFARË PO NDODH NË PD, DEMOKRATËT SHKOJNË NË SELINË BLU
Artikulli tjetër“AKUZAT PA BAZË, POR POLITIKE!”, BERISHA PËR ARRESTIMIN E DHËNDRIT TË TIJ