Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se Edi Rama me refuzimin sipas tij, për të marrë pjesë në samitin e BE-së, është rreshtuar krah Beogradit dhe jo krah Brukselit. Më këtë vendim thotë Berisha, ai ka përcaktuar qartë se është kundër BE-së.

‘Po shitet një Europë se ka problem të mëdha, dhe u kaluar në banalitete të përgjithshme se ne jemi gati për martesë, por nuk po vjen dhëndri. Rama nuk e do integrimin në BE. Qeveria propagandon një BE me probleme. Ballkani i Hapur, apo MiniShengeni që u themelua në Novisad, u shpall nga Vuçiç se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Janë konsoliduar lidhjet me Beogradin dhe me Moskën.

Ndodhi që një vasal pa inetersa vendi të deklarojë dje se refuzoj ftesë nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret para në Beograd shpallet nga padroni i tij, por Vuçiç të paktën thotë do të vendos pasi të mbledh qeverinë, ndërsa ky i joni e vendos. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk është përcaktuar nga Serbia.

Aleanca bilatarele Tiranë-Beograd-Shkup është pro ruse dhe është anti-BE. Edi Rama paralajmëroi se do të ndryshojë drejtimin dhe dje mes Brukselit dhe Beogradit zgjodhi Beogradin. Rama refuzoi një ftesë një moment historik.’- tha Berisha.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN EDHE GJERMANIA KUNDËR PUTIN: PO MBJELL KAOS DUKE SHKURTUAR FURNIZIMET ME GAZ TË EVROPËS
Artikulli tjetërBULLGARIA DREJT HEQJES SË VETOS PËR MAQEDONINË E VERIUT, “DRITË JESHILE” PËR SHQIPËRINË NË BE