Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar shtetin elektoral, duke krijuar kështu sipas tij sistemin e patronazhistëve.

Gjatë një takimi me intelektualët e Pogradecit, Berisha tha se Rama është armik i egër i lirisë së shqiptarëve.

“Ky e ka demonstruar se nuk pyet për votën. E shkatërroi, krijoi shtetin elektoral, krijoi sistemin e patronazhistëve. E mbaj mend këtë sistem, terrorist! E merrnin të persekutuarin 3 muaj para zgjedhjeve edhe e pyesin. Ky është armik i egër i lirive tona, duhet t’i japim përgjigje.”, pohoi Berisha.

Artikulli paraprak“RAMA FLET VETËM PËR KANABIS”, BERISHA: SHQIPËRIA U SHNDËRRUA NË KAVIE TË DOKTRINËS TË SOROS! 420 MLN PËR DJEGËSAT DHE ASNJË NUK FUNKSIONON!
Artikulli tjetër(VIDEO) SHKODËR, TË SHTËNA ME ARMË NË LAGJEN ‘RUS’, QËLLOHET NË DREJTIM TË “AUDI”-it