Berisha: Rama, skllav i Beogradit. Problemi i sotëm, kanabisi

 

Ish-kryeministri Berisha, duke rimarrë fjalën në seancë plenare është përfshirë në debatin e retorikës nacionaliste mes kryeministrit Rama dhe kreut të PBDNJ, Vangjel Dule. “Nacionalizmi është strofulla e fundit e horrave. Rama mbajti një orë fjalim për të thënë se Dule është armik. Sipas Ramës, Dule është problemi i të gjitha problemeve. Ky është një diskutim folklorik dhe diletantesk”, ka thënë Berisha. Ai ka theksuar se, Himara ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i shqiptarizmit, ndërsa ka shtuar se, ata që besojnë në nacionalizmin e Edi Ramës janë të verbër. “Rama është vetëm një skllav i Beogradit që vazhdon traditën e baballarëve të tij”, ka thënë më tej Berisha. Sipas tij, sot ngjarja më e madhe duhet të ishte fabrika e drogës në Rrëshen. “Fabrika mbrohej nga policia. U arrestuan 20 gra dhe fëmijë, kurse pronarit nuk i hyri ferra në këmbë. Vendin e ka pushtuar kanabisi nga veriu në jug, por kapen vetëm fëmijët”, ka deklaruar Berisha.

Artikulli paraprakAVARI NE DET,ARRESTOHEN DY SKAFISTE ITALIANE QE ISHIN NISUR NGA DURRESI
Artikulli tjetërBBC,REPORTAZH PER HARMONINE FETARE NE SHQIPERI