Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka komentuar Asamblenë e PS dhe kabinetin e ri qeveritar. Berisha tha se kryeministri Rama në fjalimin e tij tregoi vetëm urrejtje për njerëzit e tij, ndërsa sipas Berishës ka sjellë në kabinet Bosin e Ndranghetës në Tiranë, referuar Arbian Maznikut.
“Asambleja ishte me disa dimensione. Paraqitje si krimineli që i kanë kallë datën bashkautorët në krime, nëse e vutë re ju ai në këtë fjalim nuk kishte urrejtje për mua. Ai të gjithë urrejtjen e kishte për të vetët. Ju të tillë dhe të atillë, ju kështu ju ashtu, unë i ndershmi, ju hajdutët, pra. Duhet të bëni një analizë. Nëse bëni face reading të asamblesë tregonte një terror që ushtroi ndaj anëtarëve të asamblesë. Bashkë kemi vjedh, por burgu është për ju jo për mua, ky ishte morali i tij. Zëvendësime. U tha shqiptarëve se jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Kë solli në qeveri. Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndrangheta në Tiranë, Maznikun. Bosin e Ndranghetës sipas autoriteteve italiane. Është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie. Ikën mëkatarë, ikën të korruptuar, erdhën mëkatarë, erdhën të korruptuar”, tha Berisha.