Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ja shkruan fjalimet zyra e Aleksandër Vuçiçit.

‘Ke përjashtuar 8 deputetë të opozitës në shkelje të çdo ligji e norme nga Parlamenti nga arbitrariteti i padronit tënd, si skllave e tij. Sot jam për të akuzuar atë që quajnë vëllanë e Vuçiçit ndërsa ne e kemi quajtur argat të Vuçiçit dhe Beogradit,. Në një kohë kur u arrit një konsensus për ti dhënë mbështetje të plotë rezolutës së Republikës së Kosovës, sot kreu i juaj kishte ndërruar fjalim shkruesin.

Fjalimi që lexoi sot para jush, është i shkruar në zyrat e Vuçiçit. Ky fjalim kishte në plan që në prag të samitit, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim të mbronte, padronin e tij, serbomadhin Aleksandër Vuçiçin. A e shihni si u përdor sot kjo platforme. Garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si argat i Vuçiçit çdo ditë, javë e muaj përpjekje për zbatimin e projektit të tyre të ndarjes së Kosovës. Ata kanë një qëllim dhe vetëm 1, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb.

Ju këtu, çfarë t’iu them? Ju jeni zero pas një numri. Ne ramë dakord pas një rezolute, kurse kreu i juaj pashiqi shqipfolës, vëllai i Vuçiçit këtu lë një fjalim si të Gadafit, një orë e gjysmë. Bëri gjithçka për të vazhduar, përçarjen midis Shqipërisë dhe Kosovës, sulmoi egërisisht kryeministrin e Kosovës.’- tha Berisha.

Artikulli paraprakSHKODËR, EDMOND SULAJ KREU I RI I POLICISË
Artikulli tjetërSTAKA: INTERES PËR SIGURIMIN VULLNETAR