Berisha-Ramës: Je si Noriega i Panamasë, nuk të falim as votën as jetën
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një thirrje kryeministrit Rama që të largohet, pasi ata nuk do t’i falin as votën as jetën. Duke e krahasuar Ramën me diktatorin e Panamasë Noriega, Berisha tha se nëse nuk jep dorëheqjen do të largohet në mënyrën më të mjerë. Berisha: Do ti them ramës ti ske asnjë dallim nga Noriga për ne. Po të duash merre si betim, merre si paralajmërim, si kërcënim, merre si të të pëlqejë, po të jap fjalën këtu në këtë ditë se nuk do të largohesh me marinas, por nga këto vajza dhe djem në mënyrën më të mjeruar po nuk u largove. As mos gabo, përpiqu dhe gjej minumin e realizmit se do të të kthejmë jo me lecka, por ashtu si kundër nuk ta pret mendja. Rama mësojë mirë, po të falëm votën të kemi falur jetën. Nuk të falim as votën as jetën. Ne jemi njerës paqësore, besojmë të liria, por jemi pastaj të gatshëm të m,brojmë me cdo cmim atë që është thelbi i lirisë. Në e pranuam njëehrë diktatutrën për hetrë të dytë jo. ndaj jep dorëhgeqje hapi rrugë qeverisë teknike. Berisha tha se është detyrë e çdo politikani që të mbrojë votën e lirë. Njerëzit tha ish-kryeministri janë të gatshëm për çdo sakrificë për të votuar të lirë dhe me dinjitet. Berisha: Votën e shqiptarëve nuk mund ta përvetësosh kurrë, ndaj dhe një minutë e më parë të bëjmë zgjidhjen. Mos ja shty vendit tënd përpëlitjet, është në detyrën e të gjithë politikanëve të kontribuojnë sot, asgjë opozita nuk ka shpikur, nuk ka shtuar, cdo pretekst dhe çdo gjë që thotë në këtë çadër është si drita e diellit, ndaj të këshilloj sepse e ke vetë parasysh, e keqja nuk ka fund. Mësoje nga unë këtë. Duhet të mësosh nga mençuria e popullit, duhet të ndalesh, të fillojmë menjëherë krijimin e qeverisë teknike me kushte të caktuara mirë, të cilat do të bindin çdo shqiptar se këtu do të votojnë të lirë. 22 marsi është pra dita e kushtrimit, dita e frymëzimit, e apelit për të gjithë shqiptarët. Të gatshëm për çdo gjë, për çdo sakrificë që të votojmë të lirë, të votojmë me dinjitet, të votojnë për të sotmen dhe të ardhmen.