Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar edhe njëherë tjetër marrëdhënien dhe historinë e tij me presidentin turk Tahip Erdogan në vite. I ftuar në Quo Vadis, Berisha theksoi se me vendimin tij pro SHBA-së për rezolutën e Palestinës krijoi zemërimin e Erdogan por që nuk u pajtua me qëndrimin e Turqisë, pasi ai kërkonte të saldonte krizën më të thellë të të gjitha kohërave atë të lindjes së mesme.
Berisha:Kam pritur në Tiranë presidentin Jaser Arafat por rezoluta që unë u ndave me presidentin Erdogan ishte përpjekja për të dobësuar rolin e SHBA në krizën e lindjes së mesme, duke e salduar atë krizë dhe për mendimin tim, pa angazhimin e SHBA, kriza më e thëllë ndofta e kohëreave, nuk mund të zgjidhej.Pas vendimit tim, gati 2 vite pas prononcimit tim, mua mu kërkuar në një mënyrë jo shumë diplomatike për të ndryshuar votën e Shqiëprisë, por unë nuk e bëra dhe këtë ia mori përsipër Rama i cili ndryshoi qëndrimin e Shqipërisë.Më mori në telefon në një moment feste, në një kohë kur diplomacia turke nuk më kishte thënë asnjë fjalë, kisha marrë vesh nga ambasadori palestinez se presidenti Erdogan ishte shumë i mërzitur nga kjo dhe më tha se do të bëjë demarsh tek unë dhe ai insistoi që unë të ndryshoja qëndrim por unë i thashë që maksimumi që mund të bëja ishte abstenoja por që nuk votoja kurrë për atë rezolutë. Nga ky moment unë bëra të qartë se Shqiëpria nuk është dhe nuk mund të jetë një vend në influencën e Turqisë.
Turqia është një super fuqi rajonale dhe pretendon të bëhet një super fuqi qendrore. Dobësimi i uni politariteti në botë që u vendos pas shpërbërjes së Baskimit Sovjetik dhe dominimi nga SHBA i rendit botëror, solli në tryezë idenë e rikthimit të zonave të influencës dhe Turqia lufton për këto zona. Historiku dhe historia e Shqiëprisë është e dominuar nga perandoritë dhe rikthimet e perandorive në forma të ndryshme, unë nuk jam dakort.