Ish kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat bëri me dije se protesta e 8 janarit në selinë e PD ishte një protestë paqësore.

Gjithashtu ai u shpreh i bindur se në seli , ka pasur njerëz të armatosur dhe se ka pasur njerëz që i kanë fotografuar.

Po ashtu ish-kryeministri ftoi mbështetësit t’i bashkohen të diele në në Pallatin e Shkodrës në orën 11:00.

‘Pretendimet e mia janë të vërteta. Askush nuk kundërshton dot vendosjen e blindave në kundërshtim me çdo parim. Askush nuk më kundërshton dot. Aty e patë kur u hodh tymi së pari më pas u hodh pluhuri toksik, bomba shurdhuese dhe pamja më simbolike e dy botëve, një njeri idealist me flamurin e PD për ta vendosur në ballkon dhe një grup primitiv i çajnë kokën. I patë ju këto skena. Aty flitet me fakte. Që të gjithë i ka larguar Lul Brava me mjetin e tij. Kam prova të padiskutueshme që aty ka pasur njerëz të armatosur.

Njerëz që i kanë fotografuar. E patë fotografinë që doli pas protestës , aty kishte njerëz të armatosur. Gjykata zbatoi urdhrin e Ramës. Përkrahësit e mi ishin njerëz idealistë. Kjo ishte protesta më paqësore në historinë e vendit. Nuk u gërvisht asnjë njeri nga pala tjetër dhe u plagosën 12 protestues paqësore dhe qindra u helmuan me gaz. Unë tani ftoj demokratët e Shkodrës ditën e dielë në orën 11 në Pallatin e Sportit .

Selia do i rikthehet PD. Statuti i votuar nga delegatët në 11 dhjetor ka një nen që sanksionon se selia është ajo ndërtesë që sot Lul brava e ka shndërruar në çerdhe krimi. Selia do u kthehet demokratëve, nuk ka forcë në botë që të marrë selinë dhe ta shndërrojë në kulla”, tha më tej Berisha.

Artikulli paraprakBERISHA GATI 3 ORË NË PROKURORI: KËTU MË SOLLI RAMA, BASHA I LIDHUR ME VRASËS DHE FONDAMENTALISTË
Artikulli tjetër“PYESNI RAMËN PËRSE MË THËRRITËN”/ NOKA FLET PAS MARRJES NË PYETJE NË PROKURORI