Pas deklaratës që mbajti menjëherë pas vendimit të Apelit për vulën e PD, Sali Berisha është rikthyer në seli.
Berisha po zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me përfaqësuesit e grupimit të tij, ndërsa u është bashkuar edhe Edi Paloka, Kryetar i Këshillit Kombëtar i PD.
Në ditët në vijim Berisha do të mbledhë Forumet e PD, dhe më pas do të vendoset për aksionin opozitar dhe nëse do të ndryshohet strategji për protestat, si dhe për skenarin që do të ndiqet për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.