Berisha: Një rrëfim për Nanon Bashën dhe… PS-në e Ramës.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për komedianin Ermal Mamaqi në emsionin më të ri të këtij të fundit ”Xing Me Ermalin”, ka rrëfyer në një formë tjetër, me humor mendimet e tija për Ramën, Bashën dhe ish-kryeministrin Nano. Berisha ka deklaruar se influencën më të madhe nuk e ka brenda Partisë Demokratike, pasi aty lider është Basha, por ish-kreu i PD-së deklaroi se ka ndikim dhe infuencë më të madhe tek Edi Rama. Berisha sqaroi më tej se ka ndikim tek kryeministri Rama, pasi ky i fundit çdo fjalim e fillon dhe e mbyll me Sali Berishën. Berisha u pyet nga Ermali gjithashtu për ish-kryeministrin Nano, se a e merrte malli për kohën e Fatosit? Ai u përgjigj se nuk e merr malli për Nanon pasi nuk ka pasur miqësi më të, përkundrazi ai ishte në betejë me ish-kryeministrin socialist. Në këtë intervistë të mbushur me batuta Ermali pyeti doktorin gjithashtu për nusen e djalit, Armina Mevlanin. Si duket? A është nikoqire, a çohet para se të çohet vjehrri? A fle pasi të flej vjerri?-e pyeti Ermali. Berisha u përgjigj ”Së pari ata jetojnë në shtëpinë e tyre ndërsa vjehrri jeton në apartamentin e tij. Së dyti janë një periudhë bashkëjetese, por që po ecin drejt finalizimit të saj”. Ish-kryeministri Berisha ju përgjigj dhe shumë pyetjeve të tjera nga Ermali, në një intervistë ndryshe, pa tensione politike nga çfarë jemi mësuar të shohim nga ai.