Ish-kryeministri Sali Berisha në hyrje të Kryesisë së Kuvendit deklaroi se sapo të vendoset një datë se kur do të mbahet protesta, do të bëhet e ditur.

“Sot Balla përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë. Nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin. U vendos të vazhdojë mosbindja civile me të gjithë varitetet e saj. Nje pjesë e deputetëve janë tani në Komisionin e Sigurisë, ku njëri nga kriminelët më të rrezikshëm me kollare, të Shqipërisë deh rajonit, do referojë në emër të krimit dhe drogës dhe të lidhjeve të tij që ka.Nuk ka përqeshje më të madhe për këtë komb se të vendoset në krye të sigurisë së vendit, një individ i akuzuar në sallat e gjyqit si njeri që ka porositur vrasje.

Pra, sot ky përfaqëson narkoshtetin në Komisionin e Sigurisë.
Nuk ka fatkeqësi si kjo për vendin dhe ne e denoncojmë.”, tha ai.

Artikulli paraprakVIDHET GJATË NATËS SHKOLLA E MESME E GRUEMIRËS NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërU NDA NGA JETA PAS NJË SËMUNDJE TË RËNDË, MBAHEN SOT HOMAZHE NË NDER TË MIRUSH KABASHIT