Enkelejd Alibeaj iu përgjigj akuzave të Sali Berishës i cili nuk e njeh atë si kryetar i grupit të PD. Alibeaj tha se qëndrimi i tij ndaj Berishës është i qartë.

“Është i tepërt apo jo, është e ditur për këdo se Berisha nuk ka qenë pjesë e grupit parlamentar sipas rregullores së Kuvendit në momentin kur legjislatura ka filluar dhe grupet parlamentare janë konstituuar. Unë e thash për çdo propozim tjetër është për t’u diskutuar me frymë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje.

Unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim ndaj Berishës, qëndrimi i tij ndaj meje është i qartë gjithashtu por kjo nuk është kjo çështja, por bashkimi i demokratëve që janë poshtë dhe përballja me regjimin e Ramës”, tha Alibeaj.

Alibeaj është kundër Berishës që të bëhet kryetar i PD dhe të jetë pjesë e partisë pasi është non grata nga SHBA.

Artikulli paraprakALIBEAJ PREZANTON PLATFORMËN PËR PD: KAM BËRË THIRRJE DHE AKTE PËR BASHKIM. ÇDO DEPUTET TË SHOHË PËRTEJ INTERESIT
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR NIS PASTRIMIN E PEDONALES SË MOLOS NGA MBETJET URBANE