Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbrëmjes nga dritarja e banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, tha se Shqipëria sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë. Berisha shprehet se ajo që është ngritur me mundim në vitet 2017-2013 është rrokullisur përsëri.
Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Mirëmbrëma qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë, demokrate dhe demokratë të pamposhtur! Përshëndetje të përzemërt ju, oratorëve që me fjalët e tyre ndriçojnë dhe ngrohin mendjet dhe zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Miqtë e mi, ndryshimi është sot klithma që del nga shpirti dhe zemra e çdo shqiptari të vërtetë. Ndryshimi është klithma që buron nga shpirti dhe zemra e çdo atdhetari të vërtetë. Çdo ditë, treguesit për Shqipërinë në Europë dhe në botë e nxjerrin atë në ditën më të zezë. Çdo ditë, treguesit e Shqipërisë lajmërojnë skamje, varfëri, varfëri dhe skamje. Të gjitha këto në një vend të bekuar, në një vend në të cilin Zoti i ka falur çdo pasuri mbitokësore, nëntokësore. Por kjo në këtë vend, pasuritë janë shndërruar në një mallkim për qytetarët, në një parajsë për hajdutët qeveritarë. Miqtë e mi, Eurostati ka publikuar dje prodhimin e përgjithshëm për frymë në mbarë Europën. Shqipëria, që u ngrit mundimshëm, por me sukses në vitet 2007-2013, është rrokullisur përsëri. Ajo sot është vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë. Më të ulëta se çdo vend tjetër. Kjo është pra ‘merita’ e qeverisë së hajnave, që po i shkulin nga trupi i këtij kombi dhe vendi çdo pasuri.