Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Vladimir Putin është i njëjtë me Slobodan Millosheviçin., duke mbështetur kështu dhe deklaratën e Boris Johnson.
Në një takim me gazetarët në Shkodër. Beisha tha se skena e përdorur nga Putin është një kombinim mes midis Millosheviç –it dhe Hitlerit
Sali Berisha: Boris Johnson ka krahasuar me të drejtë Vladimir Putini me Slobodan Millosheviçin. Që të dy dëshmohen diktatorë gjakësorë. E vërteta është se në rrafshin politik skena e përdorur nga Putin, është një kombinim midis Millosheviç –it dhe Hitlerit. Rikthimi te pushtimi i vendeve si brez sigurie, rikujton pushtimin e Çekosllavakisë nga Gjermania naziste, dhe pushtimin e Polonisë nga Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik së Bashku.
Është një luftë në zemër në e Europës. Ukraina është një vend i lirë demorkatik që kërkon të vendos vet fatin e saj. Rusia u dëshmua se është e gatshme për një konflikt botëror.
A do kundërshtojë rezultatin nëse nuk fiton zgjedhjet e 6 marsit? Ja si përgjigjet Berisha
Ai tha se diplomacia botërore në parandalimin e sulmit rus ndaj Ukrainës dështoi.
Sali Berisha: Diplomacia botërore dështoi në parandalimin e këtij sulmi. A do ketë shtrirje të këtij konflikti? Doktrina që zbaton Vladimir Putin është doktrina e sovranitetit të kufizuar. Gjakderdhja në Ukrainë është një plagë e rëndë në ndërgjegjen e njerëzimit.
Ndër të tjera ai tha se nuk është dakord me qëndrimin e dyfishtë që ka mbajtur Edi Rama për luftën në Ukrainë.
Sali Berisha: Distancohem plotësisht nga qëndrimi i dyfishtë i Edi Ramës.
Nga njëra anë ka dënuar agresionin rus, por nga ana tjetër vazhdon të mbështesë Ballkanin e Hapur, që është e kryesuar nga Serbia Kjo e fundit nuk e ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës.