Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër nga Kuvendi, ndërsa akuzoi maxhorancën se po ngrihen kundër Kushtetutës.
Ai tha se mosfutja në rend të ditës të mocionit me debat me Ramën, është akt u turpshëm.
“Akt i turpshëm që bëni ju, shkelmim i ligjeve. Kryetarja e parlamentit e cila duhet të jetë mbrojtëse, zbatuese kryesore e kushtetutës, rregullores së parlamentit e shkelmon me të dyja këmbët. Ai zotëria që nxin me mungesën e tij duhet të vijë sot në parlament. Sot mbyllet parlamenti, mbyllet me faqe të zezë për shkak të tij. Ka një mocion për interpelancë për arratisjen e numrit dy të qeverisë. Ju ngriheni kundër kushtetutës, doni të rrezoni këtë të drejtë me vota këtu.”, tha Berisha.