Kreu i AMA-s, Gentian Salaj raportoi sot në Kuvend për veprimtarinë vjetore të autoritetit të mediave audiovizive për vitin 2017.
Por raportimi i tij nuk u prit mirë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili menjëherë pas fjalës së kreut të AMA-s e akuzoi atë se ndodhet në krye të këtij institucioni në konflikt interesi.
Sipas Berishës, Gentjan Salaj prodhoi ERTV-në ndërsa në raportin vjetor nuk foli asnjë fjalë për këtë.
“Si mund të lejohet të flasë në parlament ky zotëri kur ka shkuar aty në konflikt interesi, si vasal, ka shkuar aty dhe ka pjellë ERTV-në dhe nuk flet asnjë fjalë. Ç’punë ka ky përpara parlamentit? A nuk përbën fyerje? E morët nga Top-Channel dhe e çuat te AMA.
Të paktën këtu të mos e sillnit dhe mbajeni atje…i menderosni çdo ditë ato media. Ndaj këtij rëndojnë krime të rënda në fushatën zgjedhore, asnjë masë nuk ka marrë për shkeljet monstruoze gjatë fushatës zgjedhore të mediave. Nuk duhet të vinte këtu ky zotëri.”