Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ish-senatorin dhe gazetarin italian Antonio Razzi, i cili kryeson lëvizjen “Gjithmonë pro Trump”. Takimi u fokusua në zhvillimet politike në Shqipëri, ku Berisha u shpreh se në Shqipëri është instaluar një narkoshtet nga Edi Rama, ndërsa kundërshtarët e tij politikë janë burgosur. Sipas zyrës së PD u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin ndërmjet forcave politike të qendrës së djathtë në të dy vendet. Në takim morën pjesë nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, deputeti Tritan Shehu dhe ish-kandidati i PD për kryetar të Bashkise në Lushnje Elton Bano.

“Takim me ish-Senatorin dhe gazetarin e shquar Italian, Antonio Razzi.
Të dashur miq, dje takova mikun tim të hershëm, ish-Senatorin dhe gazetarin e shquar italian, Z. Antonio Razzi që tani përfaqëson lëvizjen “Gjithmonë pro Trump.”
Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet dramatike në Shqipëri, instalimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe rikthimin e farsës zgjedhore, burgosjeve dhe proceseve politike për kundërshtarët politikë, mbi zhvillimin e marrëdhënjeve miqësore midis vendeve tona mike dhe forcave tona politike të qendrës së djathtë.
Takimi ishte miqësorë dhe i hapur. Në të morën pjesë Nën/kryetari i PDSH Z. Oerd Bylykbashi, deputeti Tritan Shehu, ish-kandidati i PDSH për kryetar të Bashkisë Lushnjë, Z. Elton Bano”, shkroi Berisha në Facebook.

Artikulli paraprakSALI BERISHA I CILËSON VRASJET SI ‘GABIME’: RIKTHIMI I TRETË DO TË JETË MË I SUKSESSHËM
Artikulli tjetërPRESIDENTI ITALIAN MATTARELLA KA MBËRRITUR NË PARIS PËR CEREMONINË E RIHAPJES SË KATEDRALES NOTRE-DAME