Berisha takim me Lu para protestës, theksohet zgjidhja e krizës me dialog

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e SHBA, Donald Lu përpara protestës së opozitës që do të zhvillohet të shtunën e 13 majit. Takimi është mbajtur në orën 15:00, në zyrën e Berishës. Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e ish-kryeministrit thuhet se në kete takim u diskutua gjeresisht mbi situaten e rende ne vend. Berisha theksoi se “situata eshte shume kritike sepse Edi Rama, pasi ka mbushur per qellime elektorale vendin me droge dhe e ka mohuar dhe mohon ate, pasi ka mbushur institucionet me kriminele e po i liron nga burgjet dhe e ka mohuar dhe e mohon ate, pasi ka shnderruar administraten, te gjithe punonjesit e administrates dhe ndermarrjeve publike ne trupe elektorale te PS, ka vendosur te varrose pluralizmin politik ne Shqiperi”. Ne takim u diskutua gjeresisht mbi rendesine e vazhdimit dhe zgjidhjes me dialog te kesaj situate tejet te rende qe perjeton vendi.

Artikulli paraprakBASHA: MË 13 MAJ AUTOSTRADA REFERENDARE PËR ZGJEDHJE TË LIRA
Artikulli tjetërMOTORÇIKLETA PËRPLAS KËMBËSORIN NË HYRJE TË LEZHËS