Sali Berisha ka deklaruar se takimet e tij në qytete ka qenë falas, duke përjashtuar sipas tij disa takime që i ka pasur në hotel. Ndonës e pranon që ka pasur takime në hotel, nuk ka dhënë një shifër se sa kanë kushtuar ato dhe ku i ka marrë lekët, duke qenë se financat i ka pala tjetër. Pyetjes së gazetares, Berisha tha se ka pasur ndërhyrje nga Rama dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, që ai e quan ‘guvernante’, duke thënë se iu kanë ushtruar presion Bashkive pasi nuk e besonin që kjo mund të ndodhte.

“Partia Demokratike në të gjitha takimet e saj, përveç disa takime në hotele, dhe një në qytet, që të gjitha i ka pasur gratis dhe kjo solli një sherr të madh midis Edi Ramës dhe bashkiakëve dhe pati ndërhyrje të paskrupujta dhe nga guvernatorja se si mund të ndodh, bashkitë kanë një sallë, ia ofrojnë një sallë partive politike”, tha Berisha.

Ai këmbëngul që PD-ja e tij është e ligjshme, pasi ka një vendim të gjykatës, teksa ka vijuar me kërcënimet për kryeministrin Edi Ramën. Për Berishën, kreu i qeverisë po tenton që të konfiskojë flamurin e PD-së, por tha se në këmbim të kësaj tentative do të marrë “përgjigjen e merituar”. Se cila është kjo mënyra, nuk e ka treguar, mirëpo me kalimin e kohës, e kur zgjedhjet janë në “prag”, Berisha ka zgjedhur që të ashpërsojë retorikën e tij me kërcënime, jo vetëm për Ramën, por edhe për palën tjetër të PD-së së Alibeaj që synon të dalë e vetme në zgjedhje.

“Partia Demokratike gjatë gjysmës së dytë të viti të kaluar ka votuar më shumë se kurrë në historinë e saj dhe se çdo forcë politike, ka bërë këtë sipas procedurave të Kushtetutës dhe ka kompletuar një proces ligjor me votën e lirë të anëtarëve dhe këtë proces kërkon ta shkelmojë në mënyrë antiligjore, Edi ama, përveç këtyre procedurave ka një vendim gjykate, ku gjykatësi ka vendosur mbi këtë realitet për Kuvendin, logon e PD, pra këtu është gjithçka e ligjshme, e paligjshme është përpjekja e Ramës për t’i konfiskuar flamurin e PD nga Rama dhe ne do i përgjigje në mënyrat më të merituara, nuk kemi problem me asnjë njeri tjetër, por vetëm me Edi Ramën. AI kërkon në një akt prej burracaku, në një akt të ulët, që s’e bën dot”, vijoi Berisha.

Artikulli paraprakCELIBASHI: ’14 MAJI’ KUSHTON 2.3 MLD LEKË! 9 PRILL SHPALLET LISTA PËRFUNDIMTARE E VOTUESVE! VOTIM ELEKTRONIK NË VLORË, SYNOHET DHE NË 6 BASHKI TË TJERA
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: PESHËNGRITJA SHKODRANE KA NJË PALESTËR TË RE DHE MODERNE