Kreu i PD-së Sali Berisha e ka krahasuar kreun e Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçin me kryeministrin Edi Rama, madje tha se janë si vëllezër siamezë dhe të klonuar në çdo aspekt.
Deklarata erdhi pasi një prej demokratëve tha se do të qëndrojnë përballë me një klan mafiozësh në këto zgjedhje.
Qytetari: Arjan Çela, kryetari i grupseksionit numër 7. Ki besim që në Tepelenë, demokratët e Tepelenës do të qëndrojnë ballë për ballë me një klan mafiozësh me në krye Tërmet Peçin dhe Edi Ramën.
Berisha: Vëllezërit siamezë.
Qytetari: Unë po ndjek situatën me shumë kujdes.
Berisha: Si të klonuar janë të dyja në çdo aspekt. Nuk ka kopje që të ketë njeri siç është Tërmet Peçi Edi Ramës.