Ish-kryeministri Sali Berisha dha mesazhe të forta nga Shkodra, prej ku ka nisur këtë të diel turin e takimeve, për atë që vetë ai e quan, rithemelim të Partisë Demokratike.

Berisha iu drejtua me një thirrje të gjithë demokratëve, që sipas mbështesin akoma kryedemokratin Lulzim Basha, që të heqin dorë prej tij, pasi sipas ish-kryeministrit, ai është turpi i dheut dhe i historisë.

“U drejtohem të gjithë atyre demokratëve, që akoma në mënyrën më të pabesueshme dëshmojnë mbështetjen më të vogël për Lulzim Bravën, hiqni dorë prej tij. Hiqni dorë, se ai është turpi i dheut, turpi i historisë. U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni me qytetin tuaj. Ndahuni nga Lulzim Basha, se atë e pret vrima e miut nga ky revolucion që nuk ka të ndalur. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri. Ata që mbështesin Bashën për kryetar opozite, ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve. Shqiptarët që mbështesin Bashën, tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit, me pluralizmin politik në Shqipëri”, tha Berisha.

Artikulli paraprakBERISHA E NIS FJALËN ME DEMOKRATËT E SHKODRËS ME 1 MINUTË HESHTJE PËR RAMAZAN RRAGAMIN
Artikulli tjetërLAMTUMIRA E LEGJENDËS RAMAZAN RRAGAMI!